Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonspor, asist magjik!

VIDEO/ Ernest Muçi tregon magjinë e tij, protagonist në golin e radhës me Trabzonsporin

Ernest Muçi po shkëlqen te Trabzonspori, duke u shndërruar në protagonist me golat dhe asistet e tij, të cilat janë vendimtare për fazën ofensive të skuadrës turke. Ai është kthyer në një idhull për tifozët.

Sot, ai ka dhënë një asist për golin e radhës me ekipin turk. Një pasim magjik shërbeu për të rikthyer baraspeshën në minutën e 24-t kundër Gaziantep. Augusto nuk mund të gabonte dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin e përkohshëm 1-1.

Ky ishte asistimi i tretë për futbollistin shqiptar në kampionat, ndërsa ai ka shënuar tashmë 10 herë me fanellën e Trabzonsporit.

Scroll to Top