Etiopi: Përmbytjet vrasin 107, dëme në infrastrukturë

Etiopi: 107 persona humbin jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Të paktën 107 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga reshjet e shiut në Etiopinë jugore. Ky informacion është raportuar nga gazeta “Addis Standard”, e cila citon zyrtarë lokalë.

“Numri i viktimave nga rrëshqitjet shkatërruese të tokës dhe përmbytjet në rajonin Gamo ka arritur në 107. Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë nxjerrjen e trupave,” thuhet në një deklaratë.

Reshjet e dendura, që kanë vijuar nga nata e 9 marsit deri në mëngjesin e 11 marsit, kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje masive toke në pjesën jugore të Etiopisë. Sipas zyrtarëve lokalë, këto reshje kanë shkaktuar gjithashtu dëme serioze në infrastrukturë. Shumë rrugë në rajon janë bllokuar dhe transporti publik është ndërprerë, duke vështirësuar ndjeshëm përpjekjet e dhënies së ndihmës.

Disa ditë më parë, përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut në Kenian fqinje rezultuan me vdekjen e të paktën 50 personave dhe detyruan 2,600 familje të largoheshin nga banesat e tyre.

Scroll to Top