Eurodeputeti: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje, e papranueshme

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ndërhyrjen e Serbisë në procesin zgjedhor të Kosovës.

Terras ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të qëndrojë në mbështetje të popullit të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës si veprim të papranueshëm.

“Zgjedhja e lirë i përket popullit të Kosovës dhe jo politikanëve në Beograd,” theksoi eurodeputeti Terras, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian të marrë një qëndrim të qartë.

Leave a Comment

Scroll to Top