Hën. Tet 15th, 2018

Europa League – Gjeorgjia bllokon vizat për 4 lojtar të “Kukësit”, kërkohet shtyrja e takimit

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ – Ekipi i vetëm shqiptar i cili vijon aventurën europiane, “Kukësi”, ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes me “Torpedo Kutasain”, pasi 4 lojtarët e saj nuk janë pajisur me pasaporta nga shteti i Gjeorgjisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ekipi i “Kukësit”, i cili thekson se për këtë rast janë vendosur në dijeni ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare si dhe delegatin e UEFAS.

“Katër lojtarë të ekipit tonë nuk janë pajisur me vizë hyrëse nga autoritetet gjeorgjiane. Konkretisht Fait Reginaldo nga Mozambiku; Valon Ethemi dhe Edis Maliqi nga Maqedonia; si dhe Fatjon Maloku nga Kosova. Është shkëmbyer i gjithë dokumentacioni i duhur me klubin pritës dhe Konsullatën gjeorgjiane në Stamboll, atë shqiptare në Stamboll, kemi vënë në dijeni Ministrinë shqiptare të Jashtme, sikurse dhe delegatin e UEFA-s, që të na ndihmojnë në përshpejtimin e marrjes së vizave. Nga klubi dhe autoritetet gjeorgjiane na është premtuar se ky problem do të zgjidhet, por nisur nga kjo situatë, në rast të mosdhënies së vizave për këta lojtarë, ndeshja duhet të shtyhet”, shkruhet në komunikatën e “Kukësit”.

Ndeshja mes “Torpedo Kutaisit” dhe “Kukësit” është programuar nga UEFA të luhet më 9 gusht, në orën 21:00, e vlefshme për kompeticionin Europa League./e.caushi/

Kategori