PANORAMASPORT.AL
FOTO/ “The Sun” mahnitet nga moderatorja shqiptare, Eva Murati tërheq vëmendjen në mbrëmjet e Championsit
Moderatorja Eva Murati ka tërhequr sërish vëmendjen e medias britanike “The Sun” pas dy mbrëmjeve në Ligën e Kampioneve. Mediumi britanik shkruan se 30-vjeçarja, gjatë prezantimit të shfaqjes së Champions League, u shfaq me një veshje tipike të guximshme: një bluzë jeshile me dekolte të ulët, një fund të zi dhe taka.
Këto zgjedhje të saj të modës, që nxirrnin në pah linjat trupore, i kanë habitur fansat, ndërsa ajo ka ndarë një video promovuese nga prezantimi në llogarinë e saj në Instagram. Shumë nga 1.4 milionë ndjekësit e saj në këtë platformë kanë komentuar duke shprehur admirimin për bukuroshen shqiptare.
Një fans e ka cilësuar: “E mrekullueshme, prezantuesja ime e preferuar e Ligës së Kampioneve të UEFA-s.”
Një tjetër e ka quajtur: “Perëndesha e Ligës së Kampioneve, gjithmonë me klas, Eva.”
Një i tretë fans është shprehur me entuziazëm: “Vajza më e bukur në botë.”
Ndërsa një i katërt shtoi: “Më spektakolare se Liga e Kampioneve.”
