Mër. Jan 23rd, 2019

Evakuohen 15 persona në Theth; Në Gjirokastër problematikë nga ngricat në rrugë

Forcat ajrore kanë evakuuar me helikopter nga zonat e thella të Thethit dhe Shalës 15 persona, mes tyre 8 mësues të bllokuar aty si dhe 2 të sëmurë që kishin nevojë për trajtim në spital.

Me gjithë përpjekjet për transportin e tyre në rrugë tokësore, ka qenë e pamundur ndërhyrja nga toka. Të 15 personat janë transportuar me helikopter në Shkodër.

Ndërkohë në Gjirokastër problem vijojnë të jenë ngricat për shkak të temperaturave të ulëta. Të bllokuara mbeten rrugët dytësore në pjesën e sipërme të qytetit.

Në Librazhd automjeti me dy punonjës të bashkisë ka rreshkitur në humnere për shkak të akullit. Automjeti po shoqëronte fadromën për hapjen e një rruge. Dy punonjësit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Ndërkaq Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka vazhduar puna për pastrimin e akullit në rrugët kombëtare dhe per hedhjen e kripës.

Sipas ARRSH në akset kombëtare lëvizja e mjeteve vijon pa probleme, ku në disa rrugë lëvizja kryhet vetëm me zinxhirë. Rrugët e bllokuara janë kryesisht në zonat e thella dhe në akse që janë dytësore.

InfoPasqyra/tch

Kategori