Mar. Kor 17th, 2018

Exclusive/ Rama: Sheshi nuk preket më!

Kryeministri Edi Rama u shpreh në “Exclusive” në InfoPasqyra/tch, në dokumentarin “Betejat e sheshit Skënderbej”, se sheshi është fantastik.

“Tirana është kryeqytet që trashëgoi regjim pas regjimi një hapësirë problematike në qendër, që kurrë nuk u bë sheshi i projektuar në origjinën e planit të bulevardit nga italianët, dhe as sheshi i qytetarëve. Projekti është fantastik në këndvështrimin tim. Një piramidë e shtypur, kthehet nga simbol i përqendrimit të pushtetit tek Faraoni, në simbolin e pushtetit të qytetarit”, shprehet kreu i qeverisë.

“Edhe Kulla Eiffel është masakruar, nuk ndodh vetëm te ne kjo gjë”, nënvizoi Rama.

Rama shtoi se sheshi nuk do të prishet dot kurrë: “Askujt mos t’i shkojë mendja t’i hyjë një beteje të tillë me popullin e Tiranës.”

Kryeministri deklaroi se, “një ditë të bukur, askush nuk do ta pranojë se ka qenë kundër sheshit”.

InfoPasqyra/tch