Dalja e rezultateve paraprake (Exit Poll-eve): Kush fiton zgjedhjet në Kosovë (shifrat)
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Sipas rezultateve paraprake (exit poll-eve), Albin Kurti me Vetëvendosjen kryeson me 44.1%, gjë që përkthehet në 49 deputetë.
Në vendin e dytë renditet PDK me 23.9%, që pritet të sigurojë 27 deputetë, ndërsa e treta është LDK me 16.1%, që do të thotë 18 deputetë.
Exit Poll i parë (Klan Kosova):
- LVV: 44.1% – 49 deputetë
- PDK: 23.9% – 27 deputetë
- LDK: 16.1% – 18 deputetë
- AAK: 5.8% – 6 deputetë
- Nisma: 1.1% – 0 deputetë
- Të tjera: 9% – 20 deputetë
Exit Poll i dytë (Albanian Post):
- LVV: 43.5%
- PDK: 23.6%
- LDK: 15.9%
- AAK: 7.2%
- Të tjera: 9.8%
