Mër. Dhj 12th, 2018

Express: NATO rrit investimet në Shqipëri, mbështetje edhe për Kosovën

LONDËR, 8 gusht /ATSH/ – NATO-ja por rrit influencën e saj në Ballkanin Perëndimor ndërkohë që përgatitet të ngrejë bazën e parë ajrore në rajon si dhe i ka kërkuar vendeve të Ballkanit t’i bashkohen zyrtarisht aleancës, shkruan prestigjozja britanike “Express”.

Më 4 gusht, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se NATO-ja synon të ndërtojë bazën e saj të parë të Ballkanit Perëndimor në qytetin e Kuçovës, ndërkohë që punimet do të fillojnë këtë vit.

Kryeministri theksoi gjithashtu se “zyrtarët janë duke diskutuar me SHBA-në për të modernizuar kapacitetet ajrore të Shqipërisë”.

Shqipëria u bë pjesë e NATO-s që në vitin 2009 dhe është ende duke zëvendësuar arsenalin e vjetëruar të armatimeve.

Ky vend ka dalje në detin Adriatik dhe Jon, si dhe ndodhet në veriperëndim të Greqisë.

Kryeministri Rama njoftoi nëpërmjet profilit të tij në “Facebook” se Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të investojë 50 milionë euro.

Kjo bazë do të përdoret për furnizim ajrore, mbështetje logjistike, patrullim ajror dhe trajnime.

Baza do të përdoret gjithashtu edhe nga forcat ajrore shqiptare.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, tha se “Aleanca do të mbështesë reformat në Kosovë, përfshirë krijimin e forcave të saj të armatosura të rregullta”.

BE-ja ka ndihmuar gjithashtu duke u zgjeruar me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë të cilat janë shtete që aspirojnë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Bosnje Hrecegovina dorëzoi formalisht kërkesën për anëtarsim në BE në vitin 2016.

Gjithashtu, Bosnje Hercegovina dhe Kosova janë firmëtare të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim me BE-në, një marrëveshje që ka edhe një klauzolë ushtarake.

Ka gjithashtu përpjekje për të reduktuar varësinë energjetike të rajonit nga Rusia.

Projekti i Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është në fazë ndërtimi dhe shtrihet nga Deti Kaspik deri në Shqipëri por shkon edhe në veri të Ballkanit Perëndimor. /G.S/

Kategori