Fabregas kërkon falje, Allegri i inatosur: Nuk e pranon

Fabregas kërkon falje, Allegri nuk e pranon: Herën tjetër do futem në rrëshqitje

Pas një tensioni në fushë, atmosfera e nxehtë ka vijuar edhe pas përfundimit të ndeshjes. Trajneri i Milanit, Masimiliano Allegri, nuk e ka pranuar faljen publike të kërkuar nga Cesc Fabregas, pas konfrontimit mes dy trajnerëve gjatë ndeshjes Milan-Como.

Fabregas, duke u shprehur për “DAZN”, ka pranuar se ka bërë një gjest antisportiv duke prekur topin gjatë një momenti emocional, duke kërkuar falje për sjelljen e tij dhe shpresën se nuk do ta përsërisë më kurrë.

Megjithatë, Allegri ka mbetur i inatosur. Ai ka shpjeguar se ndërhyri për të mbrojtur lojtarin e tij, Alexis Saelemaekers, i cili po niste një kundërsulm dhe u tërhoq nga dikush në pankinën e Como-s, sipas tij, Fabregas. Allegri ka deklaruar se nëse dikush tenton të ndalojë një lojtar në krah, herën tjetër ai do të bëjë një rrëshqitje për të hyrë në fushë.

Duke iu referuar komenteve të Allegrit gjatë konferencës për shtyp, Fabregas ka kërkuar falje sërish, duke i cilësuar komentet e trajnerit italian si të ekzagjeruara. Ai ka shtuar se ka kërkuar falje edhe lojtarëve të tjerë, si Modriç dhe Menja, pas një tjetër përplasjeje jashtë dhomës së konferencave.

Scroll to Top