Falja Tatimore Bizneseve: Mundësi për Lehtësim Financiar

Falja e Tatimeve: Bizneset Duhet të Verifikojnë Situatën e tyre Financiare

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se ka filluar procesi i faljes me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara. Bizneset që kanë marrë njoftime përmes “pop-up”-eve në llogaritë e tyre në platformën e-Filing, inkurajohen të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale Tatimore për të verifikuar situatën e tyre financiare.

Janë edhe vetëm 9 ditë kohë për t’u përfituar nga këto masa lehtësuese, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Për detyrimet tatimore të periudhës 2015–2019, duke paguar 50% të detyrimit kryesor, bizneset mund të përfitojnë nga fshirja e 50% të detyrimit të mbetur, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave.

Gjithashtu, për t’u kualifikuar për përfitimin nga ky ligj, deklaratat tatimore të padorëzuara deri më datën 31 dhjetor 2024, duhet të dorëzohen brenda datës 30 qershor 2026, sipas njoftimit zyrtar.

Scroll to Top