“Pazar me jetën e djalit tonë”, Familja Toshkëzi akuzon gjyqtarët dhe prokurorin
Familja Toshkëzi ka reaguar sërish publikisht, duke shprehur kundërshtimin e saj ndaj treshes së gjyqtarëve të Apelit Brikena Ukperaj, Marsela Pepi dhe Dritan Hasani. Ky reagim vjen pasi ata ulën me 6 vite dënimin e Aksel Hoxhës, i cili më 19 prill 2023 vrau 20-vjeçarin Stiven Toshkezi.
Më 18 nëntor 2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, dënoi Aksel Hoxhën me 12 vite burg, duke i ulur dënimin fillestar me 6 vite.
“Manipuluan drejtësinë në këmbim të parave. Pazargjinjtë e apelit po mbrojnë Arber Murataj, djalin e Admir Murataj, i njohur për grabitjen e famshme të Rinasit,” shprehet familja.
Familja denoncon gjithashtu manipulimin e dosjes që, sipas tyre, ka filluar që në gjykatën e shkallës së parë nga prokurori Albert Demirneli. Ata e akuzojnë atë se është përpjekur të fshehë faktet për të lehtësuar pozicionin e autorit të krimit.
Denoncimi publik
Më datë 18 Nëntor 2025, gjyqtaret e korruptuar të Gjykatës së Apelit: BRIKENA UKPERAJ, MARSELA PEPI, DRITAN HASANI, më vranë djalin për herë të dytë, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë nga 18 vjet heqje lirie për autorin, në 12 vite burg.
Treshja e “demonëve” të Apelit, BRIKENA UKPERAJ, MARSELA PEPI, DRITAN HASANI, manipuluan drejtësinë në këmbim të parave. Pazargjinjtë e apelit po mbrojnë Arber Murataj, djalin e Admir Murataj, i njohur për grabitjen e famshme të Rinasit, dhe Enzi Mazen, babai i të cilit është një emër i njohur në gjykata dhe prokurori.
Neshat Shahin Maze punon si ekspert ligjor në Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Shkallës së Parë, Gjykatën e Lartë, etj. Me pak fjalë, i njeh mirë gjykatëset dhe prokurorët, dhe po ndikon drejtpërdrejt në manipulimin e kësaj dosjeje.
Enzi Maze ishte bashkëpunëtor në vrasje atë natë, por sot, falë njohjeve të babait të tij, ai vazhdon studimet qetësisht në Holandë.
Pra, me paratë e krimit, gjyqtarja Ukperaj ka shitur çështjen, duke u bërë palë me kriminelët.
Por manipulimi i dosjes ka filluar që në Gjykatën e Shkallës së Parë nga prokurori “dallaveraxhi” Albert Demirneli, i cili ka bërë një dosje të turpshme, ku heq e vë detaje sipas qejfit, fsheh prova dhe ndryshon dëshmitë nga fleta në fletë, të cilat bëheshin për të lehtësuar autorin.
Ai arrin deri aty sa në konkluzionet përfundimtare thotë se nxjerrja e mjetit prerës (thikë) është bërë nga viktima e veprës penale dhe vrasja ka ndodhur aty për aty, pasi ky i fundit ka sulmuar të pandehurin Aksel Hoxhaj.
Por autori i krimit e ka pohuar vetë që thikën e kishte me vete atë natë, sepse do të hapte kutitë e kremrave, meqenëse babai i tij ka një dyqan kozmetikë. Aksel Hoxha është kapur me thikë në xhep edhe në moshën 17-vjeçare nga një operacion rutinë i policisë. Këtë fakt prokurori u përpoq ta fshihte, duke i thënë oficerit të policisë Igli Molla se është detaj pa vlerë.
Prokurori Demirneli është përpjekur të fshehë fakte për të lehtësuar autorin, të cilin e quan “qytetar model”.
Nuk e di nëse gjyqtarja Ukperaj do jepte 12 vite burg për vrasësin, nëse viktima do ishte djali i saj i vetëm. Vetëm nënë nuk quhet kjo kriminele me shkollë magjistrature. Pasi dha vendimin pa ju dridhur qerpiku, më shikonte nga dritarja e gjykatës teksa thërrisja: “Tani e kuptoj pse i vrasin gjyqtarët, të lumte dora Elvis Shkembi!”
