Fatos Nano 11 ditë në reanimacion/ Vjen nga jashtë një grup mjekësh të huaj
Orë kritike për shëndetin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili po lufton për jetën pas 11 ditësh në reanimacion.
Gazetarja e Top Story, Anisa Braho, raportoi se ka mundur të mësojë nga mjekët e spitalit privat ku ai po mjekohet, se gjendja e tij mbetet kritike.
Mjekët shprehen se problemi kryesor konsiderohet rizgjimi i trurit si organi më vulnerabël, si pasojë e hipoksisë së zgjatur gjatë arrestit kardiorespirator.
Ndërkohë, në spitalin privat në Tiranë, ka mbërritur edhe një ekip i specializuar mjekësh të huaj, të cilët po monitorojnë gjendjen shëndetësore të liderit historik të PS.
