Fejesa e babait të Lamine Yamal: Njoftimi në Instagram

Babai i futbollistit të talentuar të Barcelonës, Lamine Yamal, ka njoftuar publikisht fejesën e tij.

Mounir Nasraoui, babai i 18-vjeçarit, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram se do të martohet me partneren e tij 23-vjeçare, Khristina. Ai ka ndarë një fotografi me të fejuarën e tij, duke shtuar një emoji me zemër të zezë dhe një unazë fejese, duke konfirmuar kështu propozimin.

Mounir dhe Khristina e bënë publike lidhjen e tyre disa muaj më parë, dhe tani duket se janë gati të hedhin një hap më tej.

Njoftimi ka sjellë një mori reagimesh, duke përfshirë urime por edhe komente me humor.

Ndërsa disa komentojnë: “Urime, çift i mrekullueshëm!”, të tjerë shprehen me shaka: “I varfëri Lamine, edhe një gojë për të ushqyer…”. Ky zhvillim do të thotë se Lamine Yamal do të ketë një njerkë që është vetëm pesë vite më e re se ai.

Scroll to Top