VIDEO/ Fenomen i pazakontë në Sahara: Automjetet ‘goditen’ nga një masiv karkalecash
Shoferët në zonën e Saharasë janë përballur me një ngjarje të rrallë. Automjetet e tyre janë goditur nga një tufë e madhe karkalecash, duke krijuar një situatë thuajse si në pritë.
Salah Abdelhadi ka treguar: “Kaluam nëpër tufa karkalecash, ishte diçka e pazakontë. Arrita të xhiroja disa pamje me kamerë.”
Sipas informacioneve nga mediat e huaja, ishujt Kanarie si Lanzarote, Tenerife dhe Fuerteventura janë prekur gjithashtu nga ky fenomen, i cili cilësohet ndryshe edhe si ‘murtajë’.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) thekson se karkalecat, veçanërisht ata të shkretëtirës, konsiderohen dëmtuesit emigrues më shkatërrues në botë.
Videoja e mëposhtme tregon grumbullimin mbresëlënës të karkalecave që ka mbërritur në ishullin Lanzarote nga Sahara:
“Es el impresionante enjambre de langostas que ha llegado a la isla de Lanzarote desde el Sáhara. En este video, la marea de langostas sorprendía a los conejeros en Famara, camino a San Juan. — RTVECanarias (@RTVECanarias)”
