Fermerët grekë protestojnë, bllokim Kakavijë-Janinë

Fermerët grekë të palëkundur: Vijojnë protestat në vendin fqinj

Protestat e fermerëve në Greqi do të vijojnë edhe këtë të shtunë, duke shkaktuar bllokim në aksin rrugor Kakavijë–Janinë. Sipas informacioneve të Policisë Kufitare, bllokimi do të fillojë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, duke filluar nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke).

Gjatë periudhës së bllokimit, do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet që transportojnë raste emergjence shëndetësore.

Policia Kufitare njofton se këto informacione janë marrë nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të të dhënave me homologët grekë dhe u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim.

Gjithashtu, shtrohet sugjerimi që udhëtimet të planifikohen jashtë orarit të bllokimit për të shmangur pritjet e gjata dhe vështirësitë në qarkullim.

Scroll to Top