Mër. Tet 17th, 2018

Festa lokale “Sofra Bujare” kthehet në festë tradicionale me vendim këshillit bashkiak

TIRANË,11 tetor . Festa Lokale “Sofra Bujare” është kthyer në festë tradicionale me vendim këshilli bashkiak të Patosit. Kjo festë përkon me sezonin e vjeljes së ullirit dhe organizohet në vijim të projektit “Trashëgimia Kulturore” dhe ka si qëllim promovimin e vlerave shpitërore, objektet kulturore, historike, traditat, zakonet dhe prodhimet bujqësore e blegtorale të gjithë zonës së bashkisë Patos.
Festa është në konceptuar në formën e një panairi, ku në qendër është kultura e ullirit me varietetet e tij dhe prodhime të tjera bujqësore, objektet e vjetra, kuzhina tradicionale, punimet artizanale, lojrat popullore, isopolifonia si dhe këngët dhe vallet tradicionale të zonës.

/m.z/r.e/

Kategori