Hën. Dhj 17th, 2018

Festat e fundvitit – Çmimet e ushqimeve të qëndrueshme

TIRANË, 8 dhjetor .- Çmimet e ushqimeve në tregjet e vendit janë të qëndrueshme, ndonëse konsumatorët kanë rritur fluksin e blerjeve për mallrat ushqimore, në prag të festave të fundvitit.

Në tregjet kryesore të fruta-perimeve, tek “Pazari i Ri” në kryeqytet dhe tregu “Agroushqimor” në periferi të Tiranës, që furnizojnë pikat e shitjes me pakicë, çmimet kanë ndryshime të papërfillshme.

Tregtarët shprehen se, prodhimet vendase vazhdojnë të shiten me çmime disi më të larta ndërsa produktet e importit kanë pësuar ulje.

Sipas tyre: “Prodhimet e sezonit janë drejt fundit, ndonëse produktet e vendit vijojnë të furnizojnë tregjet dhe për pasojë çmimet janë më më të larta se produktet e importit”. e.xh/e.caushi/

Kategori