Më shumë se 65.000 persona janë mbledhur në qendrën e Tel Aviv-it, ku është vendosur një ekran gjigant për transmetimin e lirimit të pengjeve izraelitëve që mbaheshin në Rripin e Gazës nga organizata rebele e Hamasit. Sipas pamjeve, shumë prej të pranishmëve përqafohen mes emocioneve të forta që janë të dukshme në atmosferë. Disa kanë ardhur në shesh duke mbajtur portrete të pengjeve që pritet të lirohen, ndërsa të tjerë mbajnë flamuj izraelitë.
Skena të ngjashme po ndodhin edhe në qytete të tjera, ku qytetarët janë mbledhur për të shprehur gëzimin dhe mbështetjen e tyre për familjet e të liruarve. Në këmbim, Izraeli do të lirojë 250 palestinezë dhe mbi 1.700 të burgosur.
Një pankartë gjigante duket, që falënderon Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ku është vendosur në bregdetin e Tel Avivit, sipas pamjeve të transmetuara nga Channel 12. “Faleminderit”, shkruhet në pankartë, ku paraqitet koka e Trump-it vendosur mbi dy vija blu dhe dy Yje të Davidit blu, që simbolizojnë flamurin izraelit. Në pankartë është shkruar gjithashtu fjala “shtëpi” në anglisht dhe në hebraisht.