Enj. Nën 22nd, 2018

Festivali me muzikë elektronike që do të “elektrizojë” Ranën e Hedhun

TIRANË, 10 nëntor.- Shqipëria me natyrën e bukur, plazet mahnitëse dhe monumentet e kulturës po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj.

Turizmi i aventurës, bregdeti dhe çmimet e lira janë disa ndër arsyet që kanë bërë për vete turistët e huaj nga vendet e Europës, por jo vetëm.

Përveç natyrës, edhe eventet kulturore po tërheqin turistë. Festival i ri, ndryshe nga herët e tjera, kur organizime të tilla janë bërë në rivierën shqiptare, këtë herë festivali do të bëhet në plazhin e Shëngjinit.

“Prej 31 majit – 2 qershor 2019, në bregun shqiptar do të zhvillohet një festival i ri i muzikës elektronike në natyrë “UNUM”, thuhet në njoftimin e festivalit.

UNUM është një festival i ri në Shqipëri, duke premtuar të shfaqë “50 veprat më të mira ndërkombëtare dhe vendore” për tri ditë e netë.

Ai do të mbahet tek Rana e Hedhun në qytetin e Shëngjinit nga 31 maji deri në 2 qershor 2019. Vendndodhja është pjesë e Rivierës Shqiptare, e përshkruar si “pamja e fundit e paprekur në Europë”.

“UNUM në latinisht do të thotë ‘Një’, – thuhet në njoftimin për shtyp, – jo një si numër apo matje, jo një si njëjës, por Një si një e tërë”.

Deklarata për shtyp shton se, “është vendi ku emri i festivalit ka kuptim, me muzikën dhe peizazhin që vijnë së bashku për të formuar një ëndërr të lumtur; të erës që fluturon butësisht nëpër pemë pishe. Të gjitha të vendosura në një sfond malor, hapësirë ideale për të dëgjuar shumë artistë të respektuar nga e gjithë bota”. /k.s/r.e/

Kategori