Mër. Sht 26th, 2018

Fiks Fare/ Masakrohen pyjet në Valikardhë të Bulqizës, motosharrat punojnë ditë e natë

Fiks Fare i është rikthyer prerjes së paligjshme të pyjeve, ku persona të ndryshëm, jo vetëm shkatërrojnë pyjet, por edhe bukuritë e natyrës.

Denoncimi i radhës vjen për prerjen e paligjshme të pyjeve në Valikardhe të Bulqizës, pikërisht pranë liqenit të bardhë, një bukuri natyrore, që po shkatërrohet dita ditës nga “kamikazët” e mjedisit, ndërsa institucionet, qoftë ato me varësi vendore, qoftë ato me varësi qendrore nuk ndërhyjnë për parandalimin e masakrës mjedisore.

Emisioni investigativ sjell me zë e figurë shkatërrimin flagrant të pyjeve, ku njerëz të paautorizuar presin pemët e reja. Në afërsi të vendit të quajtur “ Liqeni i bardhë” pyjet janë prerë në masë. Makina të mbushura me lëndë drusore qarkullojnë në akse nacionale pa asnjë problem.

Kamerat e Fiks Fare kanë depërtuar deri brenda qendrës, duke fiksuar punonjës të ndryshëm private, të cilët me motorsharrë dhe sëpata presin lëndë drusore të padamkosura më parë nga autoritetet, ashtu siç parashikon ligji për prerjen e pyjeve. Madje, punonjësit private që nuk dihet nëse i përkasin ndonjë kompanie apo janë grup i caktuar abuziv, kanë hapur dhe një rrugë në mes të pyllit. Por të gjitha këto veprime duket se nuk kanë rënë në sy të autoriteteve pyjore, pasi prej disa muajsh puna e paligjshme vazhdon brenda në pyll dhe askush nuk ka ndërhyrë për të parandaluar këtë masakër mjedisore.

Burimet e Ministrisë së Mjedisit bënë me dije se gjatë muajve të verës janë kryer disa inspektime në këtë zonë, pasi kanë patur sinjalizime nga banorët për masakrën që po kryhet dhe shumë shpejt priten të merren masa drastike si për punonjësit e inspektoratit mjedisor, po ashtu në bashkëpunim me policinë po punohet identifikimin e personave përgjegjës.

InfoPasqyra/tch

Kategori