Hën. Dhj 17th, 2018

FISHË TEKNIKE – Kandidatët për kreun e CDU-së

BERLIN, 7 nëntor . – Besnikë ose rebelë, kandidatët pasues të Angela Merkelit në kupolën e partisë së saj (CDU), për të siguruar më pas një ndenjëse drejt kancelarisë gjermane, nuk mungojnë aspak.

Pesë kryesorët janë:

Annegret Kramp-Karrenbauer – Merkeli e Sarres

E cilësuar ”Merkeli e Sarres”, rajoni më i vogël i Gjermanisë, që është dhe origjina e saj, Annegret Kramp-Karrenbauer, 56 vjeçe, shfaqet si besnike e kancelares me të cilën ndan një linjë politike kryesisht centriste.

Katolike, ajo shfaq qëndrime më tepër konservatore sesa Angela Merlkel për çështjet sociale si aborti apo martesë për të gjithë. Ajo lëshoi gjithashtu kritika të matura në lidhje me politikën me dyer të hapura të kancelares ndaj qindra mijëra azilkërkuesisht në vitin 2015.

Jens Spahn – rebeli

I moshës 38-vjeçare, Jens Spahn është pozicionuar si “anti-Merkel”. Ai u zgjodh ministër i Shëndetësisë në pranverë për të kënaqur linjën e ashpër të CDU-së, ai nuk reshti së kritikuari vijën e kancelares që sipas tij, do ta kishte shndërruar CDU-në në “social-demokrate”. Ai kërkon një ndryshim konservator, veçanërisht në çështjet e identitetit dhe emigracionit.

Ai nuk fsheh afërsinë e tij ideologjike dhe si brez me kancelarin e ri austriak, Sebastian Kurz i cili qeveris me ekstremin e djathtë.

Armin Laschet – kompromisi

Ai mund të jetë kompromisi i duhur. Pasi drejtuesi i landit të Nordrhein-Westfalisë ka për të qenë një fitues, pasi ia doli mbanë të fitonte në vitin 2017 këtë rajon industrial dhe më të populluarin e Gjermaninë nga socialdemokratët.

Ai qeveris me Liberalët e FDP-së, aleat tradicional i CDU-së, që Merkel nuk ka marrëdhënie të mira. Udhëheqësi i kësaj partie, Christian Lindner, madje u shpreh se Laschet “ka atë që duhet për t’u zgjedhur kancelar”, një kompliment pas një karriere të gjatë të kufizuar në rolet e dyta.

Friedrich Merz – revanshisti

Friedrich Merz, 62 vjeç, nuk ia fali kurrës kancelares pse e shkarkoi në vitin 2002 nga funksionet si kreu i deputetëve konservatorë në Bundestag.

Disa vite më vonë, i privuar nga të drejtat brenda partisë, ai lë politikën aktive për të punuar në sektorin privat si avokat, përpara se të bëhej kryetar i bordit mbikëqyrës të degës së madhe gjermane ”Blackrock”, menaxhere e aseteve.

Ai vazhdon gjithsesi të shfaqet rregullisht në debatet publike. Me pikëpamje ekonomike neo-liberale, ai ka kritikuar në mënyrë të përsëritur  linjën “shumë të majtë” të mbajtur nga ana e kancelares Angela Merkel.

Andreas Ritzenhoff – biznesmeni

Aktualisht drejtor ekzekutiv i kompanisë ”Seidel” të produkteve të aluminit, është i bindur se një delegat në konferencën e CDU-së, të premten, do ta paraqesë atë si kandidatin e pestë.

Katër kandidatët e deritanishëm, biznesmeni Friedrich Merz, sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe Armin Laschet kanë bërë fushatë përpara konferencës, ku do të ketë një votim për të zgjedhur një udhëheqës të ri.

“Nëse nuk arrijmë të formojmë një komb të përbashkët europian brenda pak vitesh, ekziston rreziku që mundësia të humbet përgjithmonë”, theksoi Ritzenhoff.

“Politika e jashtme, mbrojtja, politika e emigracionit dhe politika industriale janë shembuj të portofolave ​​që duhet të grupohen së bashku në një qeveri europiane”, tha ai.

Ritzenhoff, i cili u bashkua me CDU këtë vit, deklaroi se do të luftonte për të përmirësuar infrastrukturën gjermane dhe për të investuar më shumë para në zbutjen e ndryshimeve klimatike./ /os/ a.jor.

Kategori