Festa e Vitit të Ri lë pasoja në Elbasan: Fishekzjarrët djegin plotësisht dy makina
Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan, nuk janë shënuar incidente të rënda me pasoja për qytetarët, falë hedhjes së fishekzjarrëve.
Megjithatë, burime jozyrtare bëjnë me dije se në zonën midis lagjes “5 Maji” dhe asaj “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit, nga hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve, janë djegur plotësisht dy automjete, ndërsa dy të tjera kanë pësuar dëmtime të pjesshme.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë në të gjithë territorin e Qarkut Elbasan kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës, veçanërisht të qarkullimit rrugor. Sipas të dhënave, trafiku në të gjitha rrugët e qytetit të Elbasanit ka qenë i dendur edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.
