Fitore Vetëvendosja Gjilan, Alban Hyseni kryetar i ri

Nuk ka surpriza në Gjilan, fiton Vetëvendosja

Vetëvendosja fiton në Gjilan, ku Alban Hyseni siguron edhe një mandat kryetar komune. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave edhe në këtë komunë.

Në Gjilan, fitues doli kandidati i VV-së, Alban Hyseni, me 61.06 për qind të votave, duke marrë 22.269 vota. Kandidati i LDK-së, Arbër Ismaili, mori 38.94 për qind të votave, ose 14.203 vota.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 18 komuna, ku nuk pati fitues në raundin e parë të mbajtur më 12 tetor.

Scroll to Top