Flamur Noka akuzon Ardit Bidon për foto AI, Bido mohon lidhje familjare

Flamur Noka viktimë e fotos së krijuar me AI? Deputeti i PD akuzon Ardit Bidon për vëllain drejtor në doganën e Kakavijës, përgjigjet deputeti i PS: As unë dhe as familja nuk e dinim

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të marrë nga një qytetar, sipas të cilit vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido, është emëruar drejtor i doganës në Kakavijë.

Noka e ka shoqëruar mesazhin e shpërndarë me komentin:

“Bido Miza dhe fijet që e lidhin me kontrabandën. I vëllai drejtor në doganë. Presim ‘avoketërit’ e tij të fillojnë menjëherë nga puna me komentet”.

Nga ana e tij, deputeti i PS, Ardit Bido, ka reaguar duke sqaruar se personi i përmendur në denoncim, me emrin Blendi Bido, nuk ekziston dhe se fotografia e përdorur është krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

“Ju prezantoj me Blendi Bidon. Sipas Mul Nokës, ky është vëllai im. Unë s’e dija. As familja ime. As gjendja civile. Blendi, në fakt, nuk ekziston. Në këtë foto, ai është produkt i Inteligjencës Artificiale të ChatGPT-së dhe i inteligjencës së kufizuar të Mulit”, ka shkruar Bido.

Scroll to Top