Flamur Noka: Revolta do të shtohet
Flamur Noka ka deklaruar për mediat para Kuvendit, ku ka shkuar edhe një pjesë e protestuesve. Noka u shpreh se protesta do të vijojë dhe revolta e qytetarëve do të shtohet. Ai i bëri thirrje efektivëve të policisë t’u bashkohen protestuesve për të shpëtuar të ardhmen e vendit.
“Protesta do të vazhdojë deri në gjetjen e zgjidhjes politike. Ne nuk do të ndalemi, revolta do të vijë duke u shtuar. Revoltës së qytetarëve nuk mund t’i dalë përpara asnjë. Kemi dy vite të shndërruara në vite krimi, kryeministria dhe parlamenti. Këto dy institucione janë burimi i së keqes. Nuk ka orar për protestën por vetëm përballje. U bëj thirrje policëve të ndershëm. Mos i shërbeni narkoregjimit. Nuk mund të jeni njësh me krimin. Bëhuni me qytetarët se kështu i shërbeni Shqipërisë. Beteja vazhdon në dy fronte. Beteja vijon”, tha Noka.
