Flamuri Shqiptar & Mbrojtja e UEFA-s në Leskovac

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë nesër ndeshjen kundër Serbisë në stadiumin “Duboçica”. Stërvitja e fundit është kryer sot në Leskovac nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

Federata e Serbisë nuk ka vendosur ende flamurin e Shqipërisë në stadium si identifikues për ndeshjen, si dhe flamurin e UEFA-s. Po ashtu, është njoftuar se nesër në stadium nuk do të lejohet asnjë simbol shqiptar.

Pritet prania e rreth 5000 tifozëve në total. Federata ka bërë të ditur se kontrollet do të jenë të rrepta dhe se hyrja në stadium do të bëhet vetëm me biletë, duke siguruar identifikimin e çdo tifozë.

Leave a Comment

Scroll to Top