Gjatë seancës stërvitore të kombëtares shqiptare në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillohet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë, u vu re mungesa e flamurit shqiptar.
E pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata Serbe e Futbollit ka reaguar lidhur me këtë çështje. Federata deklaroi se mungesa ishte për të evituar mundësinë e ndonjë incidenti të shkaktuar nga persona me qëllime të këqija.
Është theksuar gjithashtu se flamuri shqiptar do të vendoset në stadium nesër, para fillimit të ndeshjes, dhe do të qëndrojë aty gjatë gjithë kohës sa zgjat takimi.