Florent Hadërgjonaj shkëlqen në Turqi: 4 gola e 4 asistime

VIDEO/ Katër gola dhe katër asiste, kush është mbrojtësi shqiptar që po shkëlqen në Turqi

Mbrojtësi shqiptar nga Kosova, Florent Hadërgjonaj, rrëmbeu sërish vëmendjen në elitën e futbollit turk, pasi shënoi golin e dytë radhazi në kampionat dhe të katërtin në 19 javë. 31-vjeçari tundi rrjetën me fanellën e Alanyaspor në minutën e 67-të, gjatë duelit kundër Basaksehir, ku skuadra e tij humbi me rezultatin 1 me 2.

Në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, Hadërgjonaj nuk ka shënuar kurrë më shumë se 4 gola. Këtë edicion, ai ka mundësinë e artë të thyejë rekordin e tij personal. Futbollisti shqiptar nga Kosova është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm te Alanyaspor, duke qenë ky edicioni i tij i tretë me këtë ekip.

/Panorama Sport/

GOLI I HADËRGJONAJT:

Scroll to Top