Mar. Gus 21st, 2018

Fluks turistësh nga Kosova dhe Mali i Zi, aksi Shkodër-Lezhe me ngarkesë të lartë

TIRANË, 7 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Drejtoria e Policisë, seksioni i Qarkullimit Rrugor kërkon vëmendje maksimale në aksin Lezhë-Shkodër dhe anasjelltas.

Sipas kësaj drejtorie policie, mësohet se, ky aks ka një ngarkesë të lartë në qarkullimin e mjeteve dhe kjo për shkak të fluksit të mbërritjeve nga Kosova dhe Mali i Zi.

“Aksi rrugor Shkodër- Lezhë, është me një ngarkesë të lartë.  Rekomandohet eliminimi i parakalimeve të gabuara, si dhe ulja e shpejtësisë. Shkaku i ngarkesës është ardhja e trageteve në Durrës, si dhe fluksi i mjeteve nga Mali i Zi dhe Kosova”, njofton Policia Rrugore. /a.g/

Kategori