Pezullimi i fluturimeve në Lindjen e Mesme! Ministri italian i Mbrojtjes, i bllokuar në Dubai me familjen pas sulmeve në rajon
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, u bllokua të shtunën në Dubai me familjen e tij, si pasojë e pezullimit të përkohshëm të fluturimeve, pas zhvillimeve të fundit në rajon, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.
Crosetto kishte udhëtuar nga Roma me një fluturim civil të dielën, me qëllim që t’i bashkohej familjes së tij dhe të ktheheshin së bashku në Itali. Trafiku ajror në zonë u ndërpre për shkak të shqetësimeve të shtuara për sigurinë, duke penguar kështu kthimin e ministrit.
Autoritetet italiane po monitorojnë situatën dhe po presin rifillimin e fluturimeve.
Zhvillimet në rajon u përshkallëzuan pas sulmeve të raportuara ndaj Iranit. Deklarata nga udhëheqës të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, si dhe reagimi i Iranit, theksuan tensionet.
