Forbes: Lamine Yamal, mbi Ronaldo e Messi në listën e pagave

Revista Forbes ka publikuar listën e 10 futbollistëve më të paguar për vitin 2025, ku vihet re prania e Lamine Yamal, 18-vjeçari i Barcelonës, i cili renditet në elitën financiare të sportit.

Cristiano Ronaldo kryeson listën me 280 milionë dollarë fitime, falë kontratës së tij me Al-Nasr. Ai është futbollisti i parë që arriti një pasuri prej një miliardë dollarësh dhe ka udhëhequr për tre vjet listën e atletëve më të paguar.

Lionel Messi, me 130 milionë dollarë, renditet i dyti. 38-vjeçari i Inter Miami siguron shumicën e të ardhurave nga marrëveshjet me sponsorë si Adidas, Lay’s dhe Mastercard, si dhe nga lansimi i produkteve të tij.

Në pesëshen e parë hyjnë gjithashtu Karim Benzema (104 milionë dollarë) me Al-Ittihad, Kylian Mbappe (95 milionë dollarë) me Real Madridin dhe Erling Haaland (80 milionë dollarë) me Manchester Cityn. Këta dy të fundit pritet të dominojnë çmimet individuale në vitet e ardhshme.

Ndërkohë, talenti i ri Lamine Yamal, me 43 milionë dollarë, ka siguruar një vend në listë, duke u sponsorizuar nga kompani si Adidas, Konami, Powerade dhe Beats by Dre. Ai ka luajtur një rol kyç në sukseset e Barcelonës, duke fituar tre trofe vendase dhe duke ndihmuar Spanjën në fitimin e Kampionatit Evropian. Kontrata e tij e re me Barcelonën zgjat deri në vitin 2031.

Renditja e plotë sipas Forbes:

  • 1) Cristiano Ronaldo (Al-Nasr): 280 milionë dollarë
  • 2) Lionel Messi (Inter Miami): 130 milionë dollarë
  • 3) Karim Benzema (Al-Ittihad): 104 milionë dollarë
  • 4) Kylian Mbappe (Real Madrid): 95 milionë dollarë
  • 5) Erling Haaland (Manchester City): 80 milionë dollarë
  • 6) Vinicius Junior (Real Madrid): 60 milionë dollarë
  • 7) Mohamed Salah (Liverpool): 55 milionë dollarë
  • 9) Jude Bellingham (Real Madrid): 44 milionë dollarë
  • 10) Lamine Yamal (Barcelona): 43 milionë dollarë
Scroll to Top