Sht. Nën 17th, 2018

“Forca e Ligjit” godet sërish, sekuestrohen 5 mln euro asete të një grupi kriminal

Pas një operacioni të policisë spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL, që vunë në pranga dy shtetas shqiptar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në vendin tonë janë bllokuar 5 mln asete të grupit kriminal.

Policia bën të ditur se është vendosur sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Asetet e bllokuara nga Task Forca Speciale:

• 3 bankave të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh.

• Kuotat dhe aksionet e 1 shoqerie tregtare me aktivitet ne fushen e ndertimit.

• 1 Njesie Banimi në pallat

• 8 apartamente, me nje siperfaqe ndertimi 905 metro katror.

• 2 njesi tregtare (dyqane) me nje siperfaqe prej 280.4 metro katrore.

• 4 garazhde ne total siperfaqe 60 metro katror.

• 3 automjete te tipeve dhe llojeve te ndryshme.

Shuma e aseteve te sekuestruara në kuadër të operacionit, e përllogaritur me çmimin e tregut, kap vlerën prej 5 milion Eurosh.

Sipas deklaratës së Policisë së Shtetit gjithçka ka nisur pasi autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë: Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin dhe shtetasit Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.

Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash. Policia thotë se këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe agjencitë ligj zbatuese amerikane dhe spanjolle, po vijojnë veprimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal si dhe për pasuri të tjera, të luajtshme apo të paluajtshme, llogari bankare, të dyshuara me prejardhje kriminale në shtete të ndryshme, ku është zhvilluar ky aktivitet kriminal.

InfoPasqyra/tch

Kategori