Forcat ushtarake amerikane ndalojnë një anije cisternë në Oqeanin Indian
Forcat ushtarake amerikane kanë ndaluar një anije cisternë në Oqeanin Indian. Kjo është anija e tretë e sanksionuar. Anija u ndalua pasi ishte ndjekur nga forcat amerikane në Detin Karaibe, njoftoi Pentagoni.
Në një postim në platformën X, Komanda Jugore e SHBA-së deklaroi se forcat ndaluan anijen pasi ajo po operonte në kundërshtim me njoftimet e Presidentit Trump për anijet e sanksionuara në Karaibe dhe u përpoq të arratisej. “Nga Karaibet në Oqeanin Indian, ne e gjurmuam dhe e ndaluam atë.”
Sipas autoriteteve, operacioni kishte për qëllim identifikimin dhe kontrollin e aktiviteteve të paligjshme të lidhura me Venezuelën.
Tre anije u përpoqën të arratiseshin dhe të treja u kapën. Gjatë natës, forcat amerikane kryen një operacion rutinë të vizitës detare dhe ndalimit të anijes “Bertha” pa incidente në zonën e përgjegjësisë së INDOPACOM. Anija po operonte në kundërshtim me urdhrat e Presidentit Trump…
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
