Al Jazeera: Një foshnjë ka humbur jetën nga i ftohti ekstrem që ka përfshirë Gazën, ndërkohë që ndihmat humanitare janë të kufizuara nga Izraeli
Situata në Rripin e Gazës vijon të mbetet mjaft problematike. Rajoni është shkatërruar nga sulmet e vazhdueshme, ndërsa tani banorët po përballen edhe me motin e keq.
Autoritetet kanë denoncuar gjithashtu kufizimin e furnizimeve për strehim, pavarësisht kushteve të vështira të dimrit. “Një i porsalindur palestinez ka vdekur nga i ftohti në Rripin e Gazës,” thanë autoritetet lokale, të cituara nga Al Jazeera.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se foshnja dy javëshe, Mohammed Khalil Abu al-Khair, vdiq pasi u trajtua për hipotermi të rëndë, të shkaktuar nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Gazën.
Al Jazeera raporton se siguria bazë në Gaza është “çmontuar në mënyrë sistematike” si pasojë e luftës.
