Hën. Dhj 10th, 2018

FOTO/ “100 Fshatrat”, Belshi mirëpret turistët e aventurës pranë liqenit të Seferanit

TIRANË,13 tetor . – Belshi mirëpret sot të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj për të shijuar bukuritë e natyrës pranë liqenit të Seferanit, një prej 100 fshatrave turistikë ku po zhvillohet agroturizmi.

Liqeni i Seferanit është gati për vizitorët për pak aventurë mbi ujë. Turistët e aventurës mund të marrim kayaket dhe kanoet, biçikletat, barbekjune, dhe grepat e peshkimit dhe të ulen rreth liqenit për të shijuar natyrën dhe bukuritë e zonës mes argëtimit dhe aktiviteteve sportive.

Hyrja është e lirë për këdo që do të provojë të notojë në liqen me kanoe ose në këmbë, për këdo që do të peshkojë, të bëjë çiklizëm rreth liqeneve, apo të provojë gatimet e shijshme në grill.

Ministri i Turizimit dhe Mjedisit Blendi Klosi nëpërmjet disa fotove me bukuritë e zonës, ka ftuar qytetarët të dalin nga qyteti, “të përjetosh aventurën e një dite larg rrëmujës e miletit të njohësh dhe te provosh në bujtinat e zonës së Belshit dhe të shijosh natyrën dhe liqenin me aktivitet sportive.

Tashmë Belshi i rilindur tërësisht është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit.

Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bënë për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara.

Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene,midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.

Kanë një florë befasuese sidomos në pranverëe. Disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, karakteristikë për ujrat e këtyre liqeneve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

Në shek. VI p.es. ishte qendër urbane, ndërsa në shek IV-I p.e.s. u kthye në qytezë të fortifikuar të krahinës së fisit ilir të parthinëve.

Në perëndim të qytezës, në liqenin e Seferanit, ishte faltorja e Afërditës dhe kulti i saj ushtrohej duke hedhur në ujë enë e terrakota si dhurata për perëndeshën.

Është kjo arsyeja që herë pas here edhe sot zhytësit gjejnë në fundin e liqeneve relikte të rralla terrakote./a.a/j.p/

Kategori