Mar. Nën 20th, 2018

FOTO/ Motori del nga rruga në Librazhd, humb jetën shqiptari nga Maqedonia (Emri)

LIBRAZHD- Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Aksidenti ka ndodhur pranë ‘Urës së Bushtricës’ dhe mësohet se viktima është Zyrdi Hasani 60 vjeç, shqiptar nga Maqedonia.

Burime nga vendngjarja raportojnë për “InfoPasqyra/BW” se viktima udhëtonte me një motor kur ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe është përplasur me bordurën anësore.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor  Prrenjas-Librazhd, te vendi i quajtur “Ura e Bushtricës”, mjeti motoçiklet me targa  GV 3425 AD  me drejtues shtetasin  Zyrdi Hasani 60 vjeç, banues në Gostivar Maqedoni, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motoçikletës nga rruga është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por si pasojë e plagëve të marra ka  ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të  aksidentit,  ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkak  është lagështia në rrugë.

perrnjas aksidenti 3
aksident65
aksident 65
aksident2
(InfoPasqyra/BW)


-Kronikë – BalkanWeb.com

Kategori