Mar. Tet 16th, 2018

FOTO/ Në Shqipëri 2 mld dollarë shpenzime nga turistët në 2017

TIRANË,9 tetor . – Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit në OKB, vitin e shkuar 2017, turistët shpenzuan rreth 2 mld dollarë në Shqipëri.

Harta tregon se në Ballkan, kryeson Kroacia, me 11 mld dollarë, Shqipëria e dyta dhe Mali i Zi dhe Serbia me 1 mld dollarë.

Më të dhënat e OBT, një shpenzim turisti përcaktohet çdo shumë e shpenzuar nga një turist ndërkombëtar përbrenda, duke përfshirë gjëra të tilla si transporti, mallrat dhe shërbimet.

Shifrat e përmendura përjashtojnë turizmin vendas, duke dhënë një pamje të saktë se cilat vende varen më së shumti (dhe më së paku) në tregun ndërkombëtar të turizmit.

5 vendet që kanë përfituar më shumë nga turistët në 2017 janë :

1. SHBA: $ 211 mld
2. Spanjë: $ 68 mld
3. Francë: $ 61 mld
4. Tajlandë: $ 57 mld
5. Mbretëria e Bashkuar: $ 51 mld /a.a/ /a.g/

Kategori