Hën. Tet 15th, 2018

Foto/ Parku japonez dhe kopshti i parë urban në Korçë

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Parku japonez në Korçë po merr formë, ndërsa pranë këtij parku po ndërtohet edhe kopshti i parë urban në Shqipëri.

Pas inspektimit të këtij parku, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, shprehet se “ky është një koncept tërësisht unik për Shqipërinë, por që nuk mungon në disa qytete në botë”.

Përvec pasqyrave të ujit, urave, bimësisë japoneze dhe detajeve të tjera tipike, pranë këtij parku po ndërtohet kopshti i parë urban në Shqipëri.

Një hapësirë, shprehet Peleshi, ku do të fillojë të kultivohet kultura e kopshtarisë. “Kjo kulturë nuk është e re për Korçën. Bashtat (kopshtet e shtëpive individuale) janë karakteristike për lulet, pemët frutore dhe perimet”, thekson ministri.

Por sipas tij, kopshti urban do të krijojë mundësinë e kultivimit edhe për familjet që jetojnë në apartament duke marrë në përdorim një parcele rreth 50 m2.

Një hap shumë modern për të ndërtuar komunitete të bashkëjetesës qytetare europiane.

/m.m/

Kategori