Hën. Nën 19th, 2018

FOTO/ Shqipëria turistike tërheq vëmendjen në panairin në Londër

TIRANË,8 nëntor . – Shqipëria mbetet destinacioni i preferuar për turistët pasi vendi ynë ka një turizëm gjithëvjetor për shkak të klimës së favorshme.

Vendi ynë përherë e më shumë po promovohet dhe jashtë kufijve me anë të takimeve dhe panaireve të shumta që po zhvillojnë institucionet përkatëse ku fokus është prezantimi i aseteve të veçanta që vendi ynë ofron në turizëm.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndodhet në Londër në World Travel Market, ku po ndjek nga afër një nga panairet më të rëndësishëm, në të cilin përfshihen të gjitha tregjet e botës në industrinë e turizmit.

”World Travel Market 2018, ditë intensive me takime për promovimin e Shqipërisë në panairin Ndërkombëtar të turizmit në Londër”, thotë Klosi.

Interesim në rritje për Shqipërinë, u shpreh Klosi gjatë pritjes në Parlamentin britanik, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe.

”Me të pranishmit, personalitete të politikës dhe biznesit britanik që kanë lidhje me Shqipërinë dhe rajonin, diskutuam për mbështetjen dhe lehtësimin e iniciativave të përbashkëta për afrimin e investitorëve britanikë të turizmit në vendin tonë. Ndërsa në samitin ministror, së bashku me homologë nga të gjitha shtetet, diskutuam mbi teknologjinë dhe inovacionin në shërbim të zhvillimit të turizmit”, përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. /a.a/j.p/

Kategori