Pre. Sht 21st, 2018

Foto/ Tradita kineze në parkun e Liqenit Artificial

TIRANË, 5 shtator. Në parkun e Liqenit Artifical të Tiranës u përurua sot pavilioni “Shanshui”, një strukturë katërkëndore e stilit kinez, si një dhuratë nga pala kineze për  bashkinë e Tiranës.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Jiang Yu.

Pavilioni “Shanshui” i dhuruar nga pala kineze ka edhe bukurinë, edhe prakticitetin, duke i shtuar parkut elementin kinez.

Ky objekt origjinal që sjell traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri do të shërbejë si një vend relaksi, por edhe bisedash me miqtë.

Pavilioni është quajtur “Shanshui” dhe në mënyrë simbolike përfaqëson vendin e  shqiponjave dhe qytetin e ujit, Zhenjiang.

Pavilioni shpreh elegancën arkitekturore të kopshteve klasike të jugut të Kinës dhe bukurinë magjepsëse të pikturave të peizazhit në Kinë.

/m.m/r.e/

Kategori