Die. Dhj 16th, 2018

FOTO- “Tre tenorët”, sukses absolut në edicionin e 17-të

TIRANË, 8 tetor.- Tre tenorët me famë botërore Murat Karahan, Francesko Anile, Sebastian Ferrada dhe sopranoja shqiptare Ramona Tullumani u mirëpritën mbrëmjen e djeshme nga artdashësit kryeqytetas.

Një sallën e mbushur plot, thuajse në limitet e saj, dëshmoi edhe njëherë vëmendjen gjithnjë e në rritje për njërën prej shfaqjeve më të rëndësishme të muzikës lirike në vend.

Në edicionin e 17-të të koncertit “Tre Tenorët”, të organizuar nga producenti Edmond Tullumani, tre tenorët Karahan, Anile, Ferrada dhe sopranoja Tullumani sollën për publikun pjesët më të bukura të muzikës klasike botërore dhe perlat e krijimtarisë shqiptare.

Grintë, vitruozitet, interpretim dhe një repertor,  i cili  u interpretua nga  artistët në shoqërimin e Orkestrës që dirigjohej nga italiani Leonardo Quadrini  u mirëprit nga publiku i pranishëm në sallë. Pjesë e koncertit ishte edhe pianisti Genc Tukiqi.

Si një takim i përvitshëm dhe mjaft i mirëpritur nga publiku, koncerti “Tre Tenorët“ ka sjellë në edicionet e tij të fundit bashkëpunime të rëndësishëm me tenorë nga vende të ndryshëm, krahas atyre shqiptarë.

Gjatë koncertit u sollën këngë dhe arie të njohura për publikun si ajo e “Bohemas, një duet mes tenorit turk Murat Karahan dhe sopranos Tullumani, apo “Es la storia di una amor”, “E dehur jam”, “Margjelo”, këngë napolitane, spanjolle, si dhe turke.

Në koncert, një vëmendje e veçantë iu kushtua artistit të madh Gaqo Çako, simboli i operas dhe muzikës shqiptare, i cili u nda nga jeta më 1 gusht të këtij viti./k.s/ /a.g/

Kategori