Mër. Dhj 19th, 2018

FOTO/Turistët e huaj eksplorojnë bukuritë natyrore të vargmalit të Korabit

TIRANË, 11 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Turistë e huaj dhe vendas nuk reshtin së vizituari intenerarin e vargmalit të Korabit, pasi ofron një gamë të gjerë pasurish natyrore dhe kushteve të akomodimit.

Vargmali i Korabit është një shtrirje e gjerë natyrore me lëndina të pafund, thyerje të relievit, maja malesh që të japin pamje në perspektivë të horizontit të pa sosur, lartësi të mëdha që duke sikur je ngjitur në qiell dhe të gjitha këto shoqërohen nga një florë e larmishme bimësh e lulesh, pa harruar mantelin e vjeshtës që mbështjellë peizazhin si një napë e florinjtë.

Intenerari i vargmalit të Korabit është shumë i larmishëm dhe fillon në Kërcin, Hinoske, Rabdisht, Grame, Radomirë.

Shtigjet mund të zgjasin 5 ditë, por ka edhe shtigje një ditore ku mund të shijohen monumentet e kulturës me arkeologji, xhami dhe kisha në Maqellarë, stanet e Hinoskes, mikpritjen e Sabriut ne Rabdisht, kampingun në Grame apo shpinë pritëse ne Bahutë, dhe buntinen Hima ne Radomire.

Bjeshkë, burime ujore, faune dhe flore, dhe mikpritje e traditë do eksploroni në shoqërinë e guidave profesionale lokale të Grehansit, Jetmires, Ladit, dhe Gazit.

Udhëheqësit e guidave  janë gjithmonë të prijës në shtigjet e vargmalit të Korabit. /a.g/

Kategori