Hën. Dhj 10th, 2018

Fotot fituese të “Colours of Albania 2018”

TIRANË, 8 tetor /ATSH- I. Vata/ – Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka publikuar, Fotot fituese të “Colours of Albania 2018”.

Një nga foto që rendit ministri Bushati është “Fushë me livandë në Koplik”, Malësi e Madhe, Erisa Shaba.

Po ashtu, janë fotot “Valltarë me kostume popullore”, Enis Abdullahu nga Kosova; “Flamengo në parkun e Nartës”, Massimiliano Sticca nga Italia, “Shtëpi gjirokastrite”, Weronica Garczyk nga Polonia, “Parku i Blinit” i Adis Shera nga Shqipëria.

Një larmi e jashtëzakonshme e fotove që janë shpallur fituese, por që sjellin një Shqipëri të rrallë nga Jezerca, Thethi, Butrinti dhe deri te qytetet si Kruja, Berati dhe Gjirokastra, ku shpaloset dimensioni i natyrës shqiptare, vlerat turistike dhe kostumografia kombëtare shqiptare, mahnitëse me ngjyrat e saj unikale.

Kategori