Franca: Lecornu Kryeministër, Formohet Kabineti i Ri Qeveritar

Sébastian Lecornu është riemëruar në postin e Kryeministrit të Francës, duke marrë përsipër drejtimin e katërt qeveritar të këtij viti.

Pas dorëheqjes së javës së kaluar, Lecornu u rikthye në postin e Kryeministrit të premten. Të dielën, ai prezantoi një kabinet të ri qeveritar, përballë nevojës urgjente për të zgjidhur krizën politike dhe për të hartuar një plan buxhetor.

Kabineti i ri, i dyti drejtuar nga Kryeministri francez, përfshin 34 ministra. Ky grupim përbëhet nga anëtarë të mëparshëm të qeverive të kampit të Macron-it, konservatorë aleatë, si dhe individë nga jashtë sfere politike.

Në mesin e emërimeve të reja, ish-ministrja e Punës, Catherine Vautrin, merr postin e Ministres së Mbrojtjes. Ajo do të ketë përgjegjësi për mbikëqyrjen e mbështetjes ushtarake franceze për Ukrainën dhe për kërcënimet e sigurisë nga Rusia.

Laurent Nunez, shefi aktual i policisë së Parisit, do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Roland Lescure do të jetë në krye të Ministrisë së Financave, duke u fokusuar në adresimin e borxhit në rritje dhe varfërisë.

Jean-Nowl Barrot është emëruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe pritet të shoqërojë Presidentin Macron në ceremoninë ndërkombëtare në Egjipt, që shënon armëpushimin në Gaza.

Qëndrueshmëria e këtij kabineti të ri mbetet e paqartë. Menjëherë pas publikimit të kabinetit të ri nga zyra presidenciale, partia konservatore republikane njoftoi përjashtimin e gjashtë anëtarëve që pranuan të bashkoheshin me qeverinë. Në një deklaratë në rrjetin social X, Marine Le Pen njoftoi synimin për të kërkuar një votë mosbesimi ndaj qeverisë të hënën.

Leave a Comment

Scroll to Top