Mër. Dhj 19th, 2018

FRANCË – Kapet në një port më shumë se 1,6 tonë kokainë

PARIS, 7 dhjetor . – Dje u kapën më shumë se 1,6 tonë kokainë në portin tregtar të Kaen (veriperëndim të Francës), e fshehur në një kontenier që vinte nga Brazili, njoftoi sot prokuroria në një komunikatë.

“Drejtoria rajonale e doganave në Kaen procedoi me sekuestrimin e 1 662 kilogramëve të kokainës me një vlerë tregu që vlerësohet më shumë se 70 milionë euro e pa përzier”, theksoi prokurori i Rënesë, kryeqyteti rajonal.

Kokaina ishte ndarë një pako që peshonin afërsisht një kilogram dhe e fshehur në një ngarkese me arka druri. /G.S/

Kategori