Mër. Tet 17th, 2018

FRANCË – “Total” dënohet me konfiskimin e 250 milionë eurove

PARIS, 12 tetor . – Prokuroria e Parisit vendosi sot një gjobë prej 750 000 eurosh kundër “Total” dhe mbi të gjitha konfiskimin nga shteti të 250 milionë eurove nga llogaritë e gjigantit të naftës, i gjykuar për “korrupsion të agjentit publik jashtë vendit” në kuadër të nënshkrimit të një kontrate gazi në Iran në vitin 1997.

Grupi francez akuzohet se ka paguar 30 milionë dollarë rryshfet tek disa ndërmjetës mes viteve 2000 dhe 2004, për të marrë një kontratë për fushën gazmbajtëse në “South Pars”, në zonën e Gjirit, gjatë periudhës së embargove amerikane.

Ky hetim, i hapur në vitin 2006 në Francë, kishte të bënte me dy kontrata, atë të “South Pars” të vitit 1997, por gjithashtu edhe për një kontratë të arritur në korrik 1995 për shfrytëzimin e fushës naftëmbajtëse iraniane të Sirrit A dhe E, që ndodhet gjithashtu në zonën e Gjirit. /G.S/

Kategori