Francez zbulon 800 mijë dollarë flori në kopshtin e tij

Një francez gjen 800 mijë dollarë flori në kopshtin e tij.

Një burrë në Francë ka zbuluar këtë vit një thes auri me vlerë 800 mijë dollarë, teksa po punonte në kopshtin e tij për të ndërtuar një pishinë. Autoritetet lokale njoftuan se zbulimi u bë në muajin maj.

Pasi burri njoftoi policinë, autoritetet i dhanë leje që ta mbante arin, pasi nuk bëhej fjalë për një sit arkeologjik. Ky njoftim u bë nga bashkia e qytetit Neuville-sur-Saone, në lindje të Francës.

Sipas gazetës lokale Le Progres, ai zbuloi “pesë lingota ari dhe shumë monedha”, të ambalazhuara në çanta plastike. Policia konfirmoi se ari ishte blerë ligjërisht dhe ishte shkrirë rreth 15-20 vjet më parë në një rafineri aty pranë.

Për shkak se lingotat kishin numra unikë që mund të gjurmoheshin, u konstatua se nuk ishin të vjedhura. Sipas kodit civil francez të shekullit XIX, thesar konsiderohet “çdo gjë e fshehur ose e varrosur, për të cilën askush nuk mund të provojë pronësinë, dhe që zbulohet krejt rastësisht”.

Pronësia i përket personit që e gjen atë në tokën e tij, raporton Le Progres. Bashkia shtoi se ish-pronari i kopshtit ka ndërruar jetë dhe mënyra se si ka përfunduar ari aty mbetet ende një mister.

Çmimi aktual i arit, sipas Hartford Gold, është 4,017.33 dollarë për ons (rreth 28.35 gramë).

Zbulime të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera:

  • Në vitin 2024, një çift në Kaliforni gjeti monedha të rralla me vlerë 10 milionë dollarë.
  • Në vitin 2023, një burrë në Gjermani gjeti lingota dhe monedha ari me vlerë mbi 150,000 dollarë.
  • Në vitin 2022, më shumë se 260 monedha ari të gjetura nga një çift britanik nën dyshemenë e kuzhinës së tyre u shitën në ankand për rreth 1 milion dollarë.
Scroll to Top