Mër. Jan 23rd, 2019

Fshatrat e Rrogozhinës, me rrugë të prishura. Banorët kërkojnë investime

Nuk është më shumë se 1.5 km larg detit, por mungesa e rrugës ka bërë që këto fshatra të mbeten si në mesjetë.

Banorët e fshatrave të Grethit, Pat milotit dhe Spillesë kanë dalë për të protestuar për mungesën e investimeve në zonën e tyre.

Rruga që lidh këto fshatra me zonën e Vilëbashtovës është si në mesjetë. E gjatë rreth 6.5 km, ky segment është thuajse i pakalueshëm.

Për të shkuar në Kavajë apo destinacione të ndryshme, këtyre banorëve iu duhet që ta përshkruajnë këtë rrugë për rreth 1 orë dhe këtë me mjete bujqësore, pasi automjetet e vogla nuk arrijnë të kalojnë në disa segmente, ku thellësia e gropave arrin mbi 50 cm.

Ata që e ndiejnë më shumë janë fermerët, të cilët kanë marrë edhe toka me qira, por e kanë të pamundur që t’i nxjerin prodhimet e tyre në treg.

InfoPasqyra/tch

Kategori