Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka hedhur në treg biletat për sfidën kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Anglisë. Kjo ndeshje, që mbyll fazën e grupit për Kombëtaren shqiptare, mund të jetë vendimtare për kualifikimin në play-off të Botërorit.
Për shkak të kërkesave të larta, FSHF do të përdorë sërish një sistem kompjuterik dhe short për të përcaktuar blerësit e biletave.
Çmimet e biletave variojnë si më poshtë:
- Tribunat pas portës: 3500 lekë të reja.
- Tribuna ballore: 9000 lekë dhe 15000 lekë të reja.
- Disa sektorë të stadiumit kanë çmime që arrijnë deri në 50000 lekë të reja.
Lista e çmimeve sipas tribunave:
- E101, E109, E201, E202, E210, E211, N106, N206, N207, S101, S201, S202 – 2500 lekë
- N101, N102, N103, N104, N105, N201, N202, N203, N204, N205, S102, S103, S104, S203, S204, S205, V101, V102, V103, V201, V202 – 3500 lekë
- E102, E103, E107, E108, E203, E204, E205, E206, E207, E208, E209 – 9000 lekë
- E104, E105, E106, W101, W107 – 15000 lekë
- W102, W106 – 25000 lekë
- W103, W105 – 40000 lekë
- W104 – 50000 lekë